Historike për sportin e femrave/ Shqipëri – Kosovë 2-2

0
SHPËRNDAJE

Historike

Më në fund ka zbritur për herë të parë në fushë si një përfaqësuese legjitime e shtetit të saj Kosova dhe për kundërshtar nuk kishte si të ndodhte ndryshe por të kishte Shqipërinë duke e kthyer debutimin e vet të parë në një festë por edhe në histori. Ndonëse bëhet fjalë për të njëjtin komb me të njëjtin gjak e gjuhë, ndeshja Shqipëri-Kosovë do të hyjë në historinë e futbollit të femrave si hapi i parë drejt pavarësisë “de jure” sportive të shqiptarëve të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Ndeshja

Takimi u zhvillua në Kompleksin Tropikal në qytetin e Durrësit në kushte optimale për futboll. Për Shqipërinë e drejtuar nga Altin Rraklli (27 ndeshje tashmë në drejtimin e Kombëtares së femrave) zbritën në fushë Delvina Durmishi, Sara Maliqi, Arbiona Bajraktari, Fitore Govori, Arta Rama, Cyme Lulaj, Megi Doçi, Luçie Gjini, Aurora Seranaj, Suada Jashari, Lavdije Begolli. U aktivizuan edhe Alma Hilaj, Irisa Kola, Arsi Cama, Paula Jaku, Aidena Mustafa, Daniela Kodra dhe Klaudia Rrotani. Plot tetë titullare të Shqipërisë të lindura në Kosovë. Edhe kjo një statistikë e bukur që tregon se prej kohësh kufiri Shqipëri/Kosovë nuk egsizton.

12036516_10206393384650169_3543956894089599448_n
Përfaqësuesja e Kosovës

Kosova zbriti në fushë me: Florentina Kolgeci, Donjeta Haxha, Liridona Syla, Blerta Kaçiu, Arbenita Curri, Qëndresa Krasniqi, Edona Kryeziu, Blerina Musa, Xhemile Berisha, Mimoza Islami, Advije Veliu, me ne krye përzgjedhësen Afërdita Fazlija që ka një përvojë të jashtzakonshme në fushën e futbollit femëror.

Shtatë debutuese për Shqipërinë

Duke qenë se ishte e pamundur për shumicën e futbollisteve të Kombëtares së Shqipërisë që luajnë jashtë vendit të ishin të pranishme në këtë sfidë, Rraklli dhe zëvendësi i tij Ilir Sopi u bazuan kryesisht te lojtaret e kampionatit shqiptar dhe të Kosovës. Kështu jo të pakta ishin vajzat që për herë të parë veshën fanellën kuqezi, plot shtatë: Delvina Durmishi, Alma Hilaj, Irisa Kola, Arsi Cama, Paula Jaku, Aidena Mustafa, Daniela Kodra.

12047551_1035831499780705_835283092_nLojtare të Shqipërisë që përfaqësuan Kosovën

Ishin disa vajzat të cilat më parë kanë veshur fanellën e Kombëtares së Shqipërisë që luajtën për Kosovën dje. Ato ishin: Xhemile Berisha që ka luajtur plot 18 ndeshje për Shqipërinë si dhe ka shënuar një gol, Advije Veliu që ka luajtur 8 ndeshje e po ashtu ka shënuar një gol, ndërsa lojtare të tjera ish-kuqezi në radhët e Kosovës ishin edhe Blerta Kaçiu, Qëndresa Krasniqi e Blerina Musa.

largea_kosshqip-658x3701442689781Skeda e takimit

Durrës, 19 Shtator 2015
SHQIPËRI – KOSOVË 2-2
(Megi Doçi, Arbiona Baraktari ; Zylfije Bajramaj, Blerta Kaçiu)
SHQ: Delvina Durmishi, Sara Maliqi (Alma Hilaj), Arbiona Bajraktari, Fitore Govori, Arta Rama (Irisa Kola) (Arsi Cama) (Paula Jaku), Cyme Lulaj (Aidena Mustafa), Megi Doçi, Luçie Gjini, Aurora Seranaj (Daniela Kodra), Suada Jashari (Klaudia Rrotani), Lavdije Begolli. Trajner: Altin Rraklli.
KOS: Florentina Kolgeci, Donjeta Haxha (Merita Borovci), Liridona Syla, Blerta Kaçiu, Arbenita Curri, Qëndresa Krasniqi, Edona Kryeziu, Blerina Musa (Kaltrina Biçku), Xhemile Berisha (Zylfie Bajramaj), Mimoza Islami (Qëndresa Bajra), Advije Veliu (Agnesa Rexha). Trajner: Afërdita Fazlija.

© minuta90.com

S'KA KOMENTE

Comments are closed.