Hodgson jep dorëheqjen

0
SHPËRNDAJE

lose3
Anglia pas pësimit të një goli nga Islanda në Euro2016

Humbja me Islandën ka bërë që trajneri i Anglisë, Roy Hodgson, të japë dorëheqjen. Në fakt kontrata e tij përfundonte në fund të turneut të Europianit 2016 por Hodgson bëri të ditur dje në konferencë për shtyp se nuk do të kërkonte rinovim dhe madje do ta mbyllte menjëherë kapitullin e drejtimit të tij te “Tre luanët”.

“Ka qenë një periudhë fantastike, këto katër vjet do ti kujtoj me krenari,” – tha mes të tjerash Hodgson. “Pata një grup të talentuar. Kanë qenë fantastikë dhe kanë ndjekur me përpikmëri udhëzimet e dhëna. Eshtë koha tani për dikë tjetër të merret me progresin e këtij grupi të ri dhe të uritur për suksese.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.