Holanda pa trajner. Largohet Dick Advocat

0
SHPËRNDAJE

Dick Advocat ka paralajmëruar se nuk do të vazhdojë të jetë më trajneri i kombëtares së Holandës. Pasi nuk arriti dot t’i siguronte kualifkimin për në botërorin “Rusi 2018” kombëtares së “tulipanëve”, Advoccat ka vendosur të mos e vazhdojë më aventurën e tij në krye të stolit të kësaj skuadre. Gjithcka do të përfundojë pasi të jenë zhvilluar dy miqësoret e fundit, kundër Skocisë dhe Rumanisë. 70-vjecari mori drejtimin e “portokallinjve” pas shkarkimit nga detyra të Danny Blind për shkak të rezultateve të dobëta, ku më shumë peshoi moskualifikimi në europian. Sidoqoftë, edhe nën drejtimin e Advoccat, Holanda nuk pati ndonjë përmisim të dukshëm, përkundrazi situata vazhdoi të ishte e njëjtë, duke mbylluar fazën kualifikuese në vendin e tretë në Grupin A. Për Advoccat kjo ishte eksperienca e tretë në krye të Holandës. Më herët ai ka drejtuar ekipin në periudhat 1993-1995 dhe 2002-2004. Përsa i përket emrit që do të zëvendësojë teknikun 70-vjecar ende nuk ka ndonjë kandidaturë konkrete.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU