Hoxha ia lë “barrën” Atandës

0
SHPËRNDAJE

Alban Hoxha në konferencë për mediat

Kapiteni i Partizanit Alban Hoxha, pas humbjes me Salzburg, për Panorama Sport ka deklaruar:“Ishte një eliminim i hidhur. U ndjeva keq të them të drejtën, sepse nuk e merituam të humbisnim. Skuadra luajti shumë mirë dhe nuk i lejuam praktikisht asgjë kundërshtarit. Më pas e pësuam për dy gabime individuale. Në të dy rastet, për fat të keq, ishte Atanda. E vështirë për t’u kapërdirë, por u dënuam nga dy gabime individuale, sepse Salzburgu nuk na rrezikoi asnjëherë me aksione para portës”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.