Hoxha ka besim, por do edhe fat

0
SHPËRNDAJE

Alban Hoxha
Alban Hoxha

Partizani udhëtoi drejt Hungarisë me pengun e fitores së munguar përballë Ferencvaros, në turin e dytë eliminator të Champions League. Megjithatë, sipas fjalëve të kapitenit Alban Hoxha, të kuqtë besojnë se mund t’ia dalin në sfidën e kthimit, ku shpresojnë të kenë edhe fatin që u mungoi në ndeshjen e parë në Elbasan Arena.

“Edhe ndeshjen e parë hymë për ta fituar. Treguam se dimë të luajmë si të barabartë me kundërshtarët, pavarësisht se përpara lojës na i kishin bërë këtë si një ekip të pakalueshëm. Mund të kishim shënuar golin e avantazhit 2-0 dhe të mbyllnim lojën, por fati nuk ishte me ne. Shpresoj që fati të jetë në Hungari dhe të kualifikohemi atje. Ne do të besojmë deri në minutën e fundit, por në fund do të shohim çfarë do të ndodhë në fushën e lojës”.

Shpresat nuk do të varen vetëm te fati. Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë, Partizani e ka të qartë çfarë duhet të bëjë në fushë, ndërsa gardiani beson te fitorja minimale, që do të vlente kualifikimin përballë Ferencvaros.

“Fillimisht nuk duhet të pësojmë gol, duhet ta mbajmë rezultatin për sa më tepër minuta dhe në fund ndoshta me një gol të fitojmë. Unë kam besim se mund ta kalojmë këtë ndeshje edhe 0-1, unë kam shumë besim. Gjithsesi do të jetë shumë e vështirë, por ne do të japim maksimumin”.

Jashtë duelit në Hungari mbeti përforcimi i fundit i të kuqve, mesfushori Luca Bertoni, i cili nuk ishte regjistruar për ndeshjet në Champions. Megjithatë, Partizani do të mbështetet te ajo që është pika e fort e skuadrës: mbrojtja solide.

/Supersport.al

S'KA KOMENTE

Comments are closed.