Hoxha: Kishim vështirësi, por kemi marrë një fitore të shkëlqyer

0
SHPËRNDAJE

Kapiteni dhe portieri i Partizanit, Alban Hoxha, pas ndeshjes me Skënderbeun, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetarit Ylli Aga, ku theksoi se të kuqtë kishin vështirësi, por në fund morën një fitore të shkëlqyer.

“I kemi treguar gjithmonë ambiciet tona, i treguam edhe sot. Skënderbeu na vuri në vështirësi sot, sidomos me mesfushorin Latifi, por i kishim marrë mirë masat dhe kemi marrë një fitore të shkëlqyer. Është e vështirë që ta nisësh ndeshjen në disavantazh, por folëm me djemtë dhe u thashë që skuadra me karakter e përmbys.

“Kisha frikë në fakt se do të në ikte ndeshja nga duart, por reaguam mirë dhe barazuam, duke hapur rrugën e fitores që na afron me kreun.”

Ekuban, apo Sukaj? “I kam të dy miq, nuk mund të flas për këto gjëra. Ekuban i ka treguar vlerat e tij, ka shënuar 8 gola dhe ka treguar se e ka vendin te Partizani. Sukaj është i mirëpritur, e ka derën e hapur, një dyshe mes tij e sulmuesit tjetër, Sukaj do të ishte e frikshme.”

“Kjo fitore më ka shijuar shumë, sepse fitoret me përmbysje janë edhe më të bukura se zakonisht. Është fitorja që më ka shijuar më shumë këtë kampionat.”

Rivalët e Partizanit? “Dihet, Kukësi dhe Skënderbeu, por edhe Tirana është e rrezikshme. Megjithatë, Kukësi, Skënderbeu dhe ne do ta diskutojmë titullin”,-mbylli prononcimin e tij, kapiteni dhe portieri i Partizanit, Alban Hoxha. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.