Hoxhaj i Bylisit “peng” i Skënderbeut

0
SHPËRNDAJE

bylis (2)Ardit Hoxhaj, emri i të cilit është lakuar së fundmi në rradhët e skuadrave të Partizanit dhe Flamurtarit është një lojtarë i Bylisit në kontrat afagjatë. Ndërkohë që largimi i tij nga ballshiotët padyshim është në duart e presidencës mallakastriote.

bylis teutaPavarësisht lajmëve të përfolura, e vërteta është ndryshe. Minuta90.com mëson se kohë më parë dy presidencat respektive të Bylisit dhe Skënderbeut kanë patur një takim për Hoxhajn. Skënderbeu dihet tashmë se i preferon lojtarët e rinj në moshë dhe kohë më parë nga bashkëpunimi Takaj-Kapllanaj, drejtë Korcës udhëtojë një lojtar si Piter Olainka, i cili më pas pati edhe një shtitje rekord për nivelin e kampionatit shqiptar.

Por situate problematike që po kalon tashmë Skënderbeu ka lënë në pritje ballshiotët për cështjen Hoxhaj, pasi sa do e mirë të jetë oferta e Partizanit apo Flamurtarit, asnjëherë s’mund të arrijë atë të Skënderbeut, pasi fuqia financiare e bardhekuqëve dihet tashmë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.