Huliganët jashtë “Euro 2016”

0
SHPËRNDAJE

euro2016Rreth 2000 huliganë anglezë, uellsianë dhe irlandezo-veriorë nuk do të lejohen të udhëtojnë në Francë për të ndjekur nga afër ndeshjet e Euro 2016. Si pjesë e masave për të ndihmuar autoritetet franceze që të përqendrohen në parandalimin e terrorizmit, policia britanike ka vendosur që t’i ndihmojë duke i kursyer shqetësimet që vijnë nga huliganët.

Mendohet se në muajt në vazhdim do të nisin operacionet e policisë britanike që të garantohet se ata që kanë pasur pezullime nga stadiumi të mos udhëtojnë në Francë.

“Duke qenë se Evropiani zhvillohet në Francë, do të kemi më shumë tifozë britanikë që udhëtojnë atje në krahasim me eventet e kaluara. Do të jetë një operacion shumë i madh. Kemi 2000 persona që kanë precedentë dhe nuk duam që ata të shkojnë në Francë. Do të sigurohemi që të mos shkojnë atje”, tha një nga krerët e këtij operacioni.

“Policia franceze do të përqendrohet që të sigurojë jetën e njerëzve dhe ne do të bëjmë gjithçka për ta mbështetur në këtë mision. Ne jemi një nga vendet e pakta që kemi të drejtën legjislative për të ndaluar njerëzit që shkaktojnë probleme në stadiume që të udhëtojnë jashtë shtetit dhe do e përdorim këtë të drejtë”, shtoi Mark Roberts.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.