Huliganët maqedonas nuk “kursejnë” tifozët shqiptarë

0
SHPËRNDAJE

Çudirat në futboll nuk kanë të mbaruar, më saktë dhuna e tmerrshme e popullit të pandreqshëm maqedonas I cili me racizmin e tij ka arritur gjithmonë të kryejë akte dhune duke lënduar së tepërmi popullin shqiptar. Racizmi nuk ka kursyer as futbollin. Në ndeshjen mes Vardarit dhe Shkëndijes e cila përfundoi me rezultatin 1:1, në momentin që Shkëndija kaloi në avantazh e para me golin në minutën e 38-të, një grup shqiptarësh nga Kosova e Maqedonia prej 15 personash kanë festuar golin me duartrokitje e brohoritje. Mes tyre kanë qenë Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, Ragip Behrami, babai i yllit të famshëm kosovar, Valon Behramit. Menjëherë grupi I shqiptarëve është sulmuar nga huliganët maqedonas, që kanë sulmuar me mjete rrethanore dhe kanë dashur dhe përleshje fizike. Situatë kjo normale në Maqedoni, por e jashtëzakonshme në vende të tjera pasi degradimi ka qenë I madh. Në këtë grup pati dhe të lenduar edhe pse efektivët e policisë I nxorrën nga stadiumi. Të lënduar kanë mbetur dy shqiptarë nga Kosova: Menaxheri Naim Bahtiri nga Mitrovica dhe një futbollist nga Kosova, e po ashtu Ibrahim Ramadani, zyrtar i lartë i Shkëndijës. Përveçse indinjatës që ato shprehën pati dhe shumë zhgënjim ku akoma asnjë masë nuk meret për këta “huliganë” që sulmin ndaj shqiptarëve e kanë kthyer në një lojë të preferuar. Në një intervistë për gazetën Zëri, babai i Valon Behramit, Ragipi rrëfen tmerrin:

“Vetëm Zoti na ka shpëtuar. Kah minuta e 38-të e ndeshjes, kur Shkëndija shënoi gol, ne duartrokitëm dhe iu gëzuam golit. S’kemi ditur asgjë veç kur na janë vërsulur tifozët, huliganët, duke na gjuajtur me gjësende të forta, por na u vërsulën edhe për të na sulmuar fizikisht. Erdhi Policia dhe na nxori prej stadiumit. Pastaj shkuam në një restorant dhe aty e shikuam vazhdimin e lojës përmes telefonave. Jam tepër i zhgënjyer me atë që pash dhe përjetova në futbollin maqedonas. Tepër jam i zhgënjyer.  Të sulmohemi vetëm pse e duartrokitëm golin e ekipit për të cilin ishim është një marri, që nuk ka të bëjë asgjë me futbollin dhe sportin. Është e turpshme për futbollin maqedonas. Fyerjet ndaj shqiptarëve ishin të rënda. Ne ishim duke kaluar shumë mirë. Shkëndija luante shumë bukur dhe normalisht që ne jemi për klubin shqiptar dhe i gëzohemi suksesit të tij. Normalisht që e duartrokasim golin e Shkëndijës dhe çka tash, të sulmohemi, të lëndohemi? Kjo është e pakuptimtë. Jam shumë i zhgënjyer. Po më vjen shumë keq për eksesin, sidomos për ata që u lënduan fizikisht”,

Më poshtë keni pamjet dhe videon e incidentit, gjykojeni ju !

1

2

4

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.