Humbet Cikalleshi

0
SHPËRNDAJE

Sokol Cikalleshi

Legjionarët/ Basaksehiri i Sokol Cikalleshit ka marrë ditën e sotme një goditje të fortë në luftën për objektivat e saj. Skuadra turke u mposht në fushën e vet me rezultatin 2-3 nga Osmanlispor duke humbur kështu shansin për t’u afruar me vendin e tretë që mbahet nga Konyaspor i Alban Mehës. Edhe pse kaluan të parët në avantazh 1-0, ekipi vendas i Basaksehir nuk arriti dot të ruajë epërsinë teksa rezultati u përmbys qysh në pjesën e parë që u mbyll me fitoren e miqve. Në llogari të skuadrës së kavajasit është edhe një penallti e humbur nga Emre.

Ndërsa tekniku Avci preferoj ta fuste në lojë Cikalleshin vetëm në minutën e 85’ kur Osmanlispor kishte shënuar edhe golin e tretë dhe deri në fund rezultati mbeti i pandryshuar.

Sokol Cikalleshi

S'KA KOMENTE

Comments are closed.