“Humbet” premio e kuqe për Tërbunin

0
SHPËRNDAJE

Skenderbeu-Terbuni 2-3
Skenderbeu-Terbuni 2-3

Lojtarët e Tërbunit, edhe pse s’preferojnë të dalin me emra për të mos u sulmuar nga klubi i tyre, kanë bërë të ditur për Minuta90.com faktin se ndaj tyre ende nuk është ndarë premio e fitores ndaj Skënderbeut, nga ana e Partizanit.

Terbuni feston golin e dyte ndaj Skenderbeut
Terbuni feston golin e dyte ndaj Skenderbeut

Sigurisht këto premio janë të njohura në të gjithë botën. Por në rradhët e Tërbunit askush se ka përfituar këtë premio. Disa thonë se Partizani ende se ka dhënë, disa të tjerë bëjnë të ditur se kjo premio është dhënë në Bashkinë e Pukës, por ende nuk i është ndarë lojtarëve.
Ku iku premio e Partizanit? U dha ajo nga ana e drejtuesve të kuq për Tërbunin? Apo tani do t’i jepet në formën e rrogave lojtarëve për të shpëtuar “një rrogë” më pak nga gjyqet që mund t’i hapen skuadrës pukjane?
E vërteta mos sot nesër do të dal në shesh.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.