Humbja e parë me Duron në pankinë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Kukesi
Kukesi

Skuadra e Kukësit ka pësuar një humbje të përjetuar keqazi ndaj Partizanit. Goli i Sukajt në fundin e sfidës i ka dhënë fitoren “Demave” dhe në sinkron, edhe humbjen e parë trajnerit Klodian Duro në shtëpi.

Në fakt, Kukësi vinte në këtë sfidë pas një serie rezultatesh pozitive. Por futboll njeh edhe humbje dhe ato duhen pranuar. Kukësi i Duros është në finale të Kupës së Shqipërisë, ndërkohë që në kampionat mban vendin e tretë me 52 pikë, njësoj si Teuta e Durrësit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.