Humbja e parë, Vllazninë e “dërmon” Kamza

0
SHPËRNDAJE

vllaznia kamza fotoVllaznia pëson humbjen e parë në miqësoret e deritanishme, dhe atë ia shkakton Kamza pretendente për Superiore.

Plot tre gola i kanë shënuar kamzalinjtë shkodranëve me Ymerin, Rezin dhe Mehmetajn, këto në pjesën e parë të takimit ku Vllaznia shënon një gol me Gocajn me penallti.

Hebaj shënon golin e dytë për Vllazninë, ndërsa Gjeçi shënon golin e katërt për Kamzën që mund në fushën sportive “Reshit Rusi” ekipin e drejtuar nga Armando Cungu.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.