Humbja me Flamurtarin komplikon Vllazninë

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Superiorja / Ka mjaftuar humbja në Vlorë, ditën e shtunë, që Vllaznia të kthehet me “këmbë në tokë”. Gjashtë rezultatet pozitive, që kishte arritur më parë, madje edhe ndaj ekipeve pretendente, e kishin nxehur atmosferën në kampin shkodran. Shumëkush mendonte se kjo skuadër ishte e pathyeshme, por në fakt mjaftoi një 90-minutësh i luajtur në Vlorë, për të kuptuar se vetëkënaqësia është problemi i madh i kësaj skuadre. Jo më kot trajneri Cungu pas ndeshjes është shprehur se “lojtarët menduan se kampionati tashmë ka mbaruar”. Kjo u ka bërë dëm atyre, sepse në fushë nuk treguan asgjë nga vlerat e tyre të vërteta. Për këtë arsye, pas kësaj disfate, Vllaznia e ka lëshuar sërish vendin e katërt në renditje, por kjo nuk do të thotë asgjë, sepse mund ta rimarrë atë përsëri. Gjithsesi, ajo që stafi teknik i kuqebluve po kërkon është që skuadra të ruajë vazhdimësinë.

Janë edhe gjashtë ndeshje për t’u luajtur deri në fund të kampionatit dhe padiskutim që duhet treguar seriozitet, sepse nëse nuk ndodh kështu, atëherë nuk është çudi që të rrëshqasë më poshtë në renditje. Objektivi i vënë nga drejtuesit e klubit është vendi i katërt dhe për ta siguruar atë do të duhet shumë djersë. Duke filluar nga ndeshja e radhës me Korabin, që për shumëkënd mund të konsiderohet e fituar pa nisur ende, por trajneri Cungu nuk ka dëshirë ta konsiderojë të tillë. Ai kërkon vlerësim maksimal edhe për të. Për këtë arsye, pritet që para stërvitjes së parë të kësaj jave, asaj që do të zhvillohet në orën 18:00 në fushën “Reshit Rusi”, të ketë edhe një analizë të ndeshjes së fundit për të nxjerrë shkaqet dhe përgjegjësitë e asaj humbje.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.