Humbje e madhe për Flamurtarin, ka edhe një ultimatum

0
SHPËRNDAJE
Loading...

14859860_1237290529679800_2200792427099221938_o

Flamurtari luan të shtunën me Skënderbeun, ndeshje në të cilën mungesë e sigurt është kapiteni Bruno Telushi.

Burime të sigurta të minuta90.com konfirmojnë se mesfushori pritet të mungojë në këtë përballje, së bashku me Lukiç dhe mbrojtësin Franc Veliu.

Ndërkohë, të njëjtat burime zbulojnë se sulmuesi kroat Tomislav Busiç ka dërguar një e-mail në klub ku vendosur afatin se deri kur pret të shlyhet.

Është pikërisht 14 nëntori, data e fundit që Busiç pret të marrë pagat, e nëse nuk paguhet, atëherë do të bojkotojë seancat stërvitore dhe do të vijojë betejën ligjore me klubin. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.