Humbje e thellë për Nantes dhe Canën

0
SHPËRNDAJE

Lorik Cana
Lorik Cana

Legjionarët/ Nantes ka pësuar një humbje të thellë ditën e sotme në kampionat teksa u mposht 4-1 në transfertën e Rennes. Në fushë për skuadrën franceze ishte vetëm Lorik Cana i cili luajti për 90 minuta në këtë humbje të rëndë që skuadra e tij dhe Lenjanit pësoi. Gjithçka u vendos në pjesën e parë teksa vendasit e Rennes shënuan 4 herë në portën e Nantes për të hipotekuar 3 pikët. Tashmë pas kësaj humbje skuadra ku bëjnë pjesë dy lojtarët shqiptarë humbet disa vende në renditje, por ndërkohë vazhdon të qëndrojë pranë zonës që të dërgon në Europa League.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.