Humbje e turpshme, Shqipëria pa gjak në Luksemburg

0
SHPËRNDAJE
loading...

Shqipëria ka pësuar një humbje të turpshme me rezultatin 2-1 në miqësoren e zhvilluar në transfertë ndaj Luksemburgut. Kuqezinjtë nuk kanë shfaqur aspak dëshirë në fushën e lojës duke regjistuar një rezultat mjaft të vështirë për t’u pranuar para ndeshjes të së dielës së ardhshme ndaj Izraelit.

Të besuarit e trajnerit Gianni De Biasi bënë një paraqitje disi pozitive në pjesën e parë duke kërkuar në disa raste golin, por nuk ia arritën dot qëllimit. Në pjesën e dytë trajneri italian De Biasi filloi të bënte shumë ndryshime në formacion dhe Shqipëria e gjeti golin në minutën e 52-të me anë të mesfushorit Roshi.

Më pas paraqitja e Kombëtares kuqezi ishte totalisht për t’u harruar pasi lojtarët nuk treguan aspak dëshirë në fushë për të kërkuar golin e dytë apo për të ruajtur avantazhin.

Luksemburgu arriti të shënonte dy herë në minutën e 63-të dhe 74-t me anë të Turpel dhe Malget duke përmbysur rezultatin dhe duke marrë një fitore mjaft të rëndësishme për një skuadër që sot testonte shumë futbollistë të rinj, një pjesë e të cilëve luanin për herë të parë. Goli i barazimit për Luksemburgun erdhi pas një gabimi të mesfushorit Burim Kukeli, ndërsa goli i përmbysjes u realizua në zhvillimin e një goditjeje këndi ku mbrojtja kuqezi ishte e gjitha pasive. /minuta90.com/

Luksemburg-Shqipëri 2-1

Golat: Turpel 63’, Malget 74’ / Roshi 52’

Luksemburgu: Schon, Bohnert (S. Thill 60’), Rodrigues, Turpel (Ostrowski 90’), Bensi (Gerson 82’), Malget, Jans, V. Thill (Deville 73’), Martins, Mahmutoviç (Janisch 85’), Philips (Delgado 53’) Tr: Luc Holtz

Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Gjimshiti, Mavraj, Roshi (Grezda 62’), Kaçe (Sadiku 46’), Kukeli, Abrashi, Lenjani (Aliji 62’), Memushaj, Çikalleshi (Basha 46’) Tr: Gianni De Biasi

Kartonë të verdhë: S’ka

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU