Humbje me lojë të dobët, por Skënderbeu ka shpresë falë autogolit të çekëve

0
SHPËRNDAJE

Skënderbeu mori një humbje me rezultatin 2-1 ndeshjen e parë të turit të tretë kualifikues të Ligës së Europës përballë Mlada Boleslav në Çeki. Korçarët nuk arritën t’i bënin ballë forcës së skuadrës kundërshtare teksa dhuruan një paraqitje të dobët në fushën e lojës.

Mlada Boleslav kaloi në avantazh në minutën e 42-të me anë të Chramosta pas një gabimi të mbrojtësit Gledi Mici i cili nuk largoi dot si duhet një top brenda zonës. Skënderbeu arriti të barazonte shifrat në minutën e 86′ pasi një goditje nga jashtë zonës e mesfushorit Liridon Latifi u devijua në rrjetë nga Çmovs. Megjithatë gëzimi i korçarëve nuk zgjati më shumë se 1 minutë pasi Janos kaloi sërish Mlada Boleslav në avantazh duke realizuar një supergol me thembër.

Pavavërisht humbjes, Skënderbeu mbetet me shpresa për t’u kualifikuar në “Play-OFF” duke qenë se një javë më vonë në stadiumin “Elbasan Arena” i mjafton një fitore 1-0. Goli në fushë të huaj mund të rezultojë vendimtar për vazhdimësinë e Skënderbeut në Ligën e Europës. /minuta90.com/

Mlada Boleslav-Skënderbeu 2-1

Golat: Chramosta 42’, Janos 87’ / Cmovs (aut) 86’

Mlada Boleslav (4-4-2): Divis, Fabian, Douglas, Cmovs, Fleisman, Prikryl (Janos 78’), Matejovsky, Rada, Mares, Mebrahtu (Komlichenko 87’), Chramosta (Magera 68’) (në dispozicion: Vejmola, Kerestes, Levin, Takacs) Tr: Dusan Uhrin

Skënderbeu (4-3-3): Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Nimaga, Osmani (Dita 88’), Muzaka (Shkodra 78’), Taku (Gavazaj 67’), Latifi, Plaku (në dispozicion: Teqja, Lulaj, Gripshi, Adeniyi) Tr: Ilir Daja

Gjyqtarë: Alan Mario Sant, Roberto Vella, Luke Portelli, Malcolm Spiteri

Kartonë të verdhë: Nimaga 45’+1, Plaku 63’, Radas 71’

S'KA KOMENTE

Comments are closed.