Humbje me pasoja për Anzhin dhe Berishën

0
SHPËRNDAJE

Bernard Berisha
Bernard Berisha

Legjionarët/ Bernard Berisha dhe Anzhi vazhdojnë të zhgënjejnë në Rusi. Skuadra ku luan lojtari nga Kosova u mposht në shtëpi teksa tashmë është në vallen e ekipeve që rrezikojnë seriozisht rënien nga Kategoria. Anzhi humbi 0-1 përballë skuadrës së Amkar duke ndërlikuar pozitat e saj në renditjes. Mesfushori Berisha nuk e nisi si titullar, por u fut në fushë në minutën e 60′ të lojes teksa rezultati ishte 0-1 për miqtë. Aktivizimi i ish lojtarit të Skënderbeut nuk ka sjellë ndryshimin e rrjedhës së lojës duke bërë që Anzhi të dalë i humbur nga një ndeshje në të cilën kishte si objektiv vetëm fitoren pasi për t’u larguar nga fundi i renditjes për të mos rrezikuar rënien nga kategoria.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.