Humbje në shtëpi për Lokomotivën, Grezda e Prenga në fushë

0
SHPËRNDAJE

Eros Grezda
Eros Grezda

Legjionarët/ Lokomotiva e Zagrebit nuk ka mundur dot të vazhdojë serinë e fitoreve rradhazi teksa ditën e sotme mposhtur në shtëpi. Skuadra ku luajnë lojtarët shqiptarë Grezda, Prenga dhe Çekiçi humbi ndeshjen në fushën e saj ndaj Zapresic me rezultatin 1-2. Kjo humbje e pengon skuadrén nga Zagrebi që të ngjitet në vendin e katërt në renditje që të dërgon në Europa League.

Herdi Prenga
Herdi Prenga

Për Lokomotivën në fushën e lojës ishin vetëm dy lojtarët shqiptarë, Eros Grezda dhe Herdi Prenga por pa mundur dot të shmangin humbjen e skuadrës së tyre që tashmë mund të humbasë terren ndaj RNK Splitit të Amir Rrahmanit. Në lojë është futur edhe Endri Çekiçi. Lojtari tjetër shqiptar u aktivizua në minutën e 53′ ku trajneri i tij kërkoi të freskojë sulmin, por pa mundur dot të japë kontributin që ekipi i tij të shmangë humbjen. Duhet theksuar fakti qe skuadra e Lokomotivës e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë pas daljes me të kuqe të Capan në pjesën e parë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.