Humels në Mynih? Bajerni ka konkurrencë!

0
SHPËRNDAJE

1729640_w2Gazeta “Bild” zbuloi se klubi bavarez ka nisur negociatat me drejtuesit verdhezinj për transferimin e kampionit të botës. Vlera e këtij të fundit supozohet të jetë rreth 30 milionë euro. Gruaja, vëllai dhe babai i Humelsit aktualisht jetojnë në Mynih, që e bëjnë vendimin e mbrojtësit edhe më të lehtë. Transferimi pritet të zyrtarizohet në javët që vijnë.

Man. Siti – Në garë për Humelsin raportohet se është futur edhe Mançester Siti. Këtë nuk e ka mohuar i ati i lojtarit dhe njëkohësisht agjenti i tij, Herman Humels. “Edhe Siti mund të jetë diçka shumë interesante. Sivjet nuk ka qenë shumë mirë, por vitin tjetër mund të shpallet kampion. Ata do të kenë një nga trajnerët më të mirë në botë”, – është shprehur ai duke iu referuar teknikut aktual të Bajernit, Pep Guardiolës.

 

 

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.