Hyka dhe Luzern fillojnë ngritjen

0
SHPËRNDAJE

hyka3Legjionarët/ Jahmir Hyka vazhdon me paraqitjet e mira në futbollin zvicerian atje ku po kalon një formë të shkëlqyer. Ish mesfushori i Kombëtares ka qenë sërish titullar ditën e sotme teksa Luzern ndali serinë e humbjeve në transfertë pasi barazoi 1-1 me Thun. Pas disa humbjeve rradhazi, skuadra ku aktivizohet Jahmir Hyka arriti që sot të bëjë kthesën duke filluar ngjitjen në renditje. Luzern kaloi e para në avantazh me anë të Schnewly në minutën e 35′, por vendasit e Thun i barazuan shifrat në 1-1 me anë të Wittewer në minutën e 53′ p. Rezultatati deri në fund nuk do të ndryshonte dhe ky barazim e mban sërish në garë Hykën dhe skuadrën e tij për një vend në Europa League.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.