Hyka gjen golin e parë në SHBA, i jep 1 pikë San Jose në minutën e 93-t

0
SHPËRNDAJE

Mesfushori shqiptar Jahmir Hyka ka gjetur golin e tij të parë në kampionatin amerikan me fanellën e San Jose Earthquakes. Ai shënoi një gol mjaft të vyer për ekipin e tij në minutën e 3-t shtesë të takimit në shtëpi ndaj Dallasit duke barazuar shifrat në 1-1. Më parë Dallasi kishte kaluar në avantazh me anë të futbollistit Acosta në minutën e 78′.

Hyka e filloi këtë takim si titullar dhe qëndroi në fushën e lojës për 90 minuta të plota. Kjo ishte ndeshja e tij e 6 me San Jose dhe e para që qëndron në fushë gjatë gjithë takimit. Pas 6 ndeshjesh, skuadra e mesfushorit Jahmir Hyka ka grumbulluar 8 pikë dhe renditet në vendin e 5-të të Konferencës së Perëndimit. /minuta90.com/

San Jose finds an equalizer

San Jose Earthquakes equalize at the death! What an ending.

Posted by Major League Soccer (MLS) on Friday, April 14, 2017

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU