Hyka gol në humbje, fundoset Vaduzi i dyshes Sadiku & Avdijaj (Video)

0
SHPËRNDAJE

Jahmir Hyka
Jahmir Hyka

Legjionarët/ Jahmir Hyka po tregon një formë tepër të mirë futbollin zvicerian, pavarësisht se skuadra e tij Luzern vazhdon të humbasë javë pas jave. Mesfushori me tipare sulmuese e tregon edhe njëherë veten faktor tek ekipi i tij, por i vetëm nuk ka se çfarë të bëjë. Luzerni humbi thellë në transfertën me Young Boys teksa Hyka ishte autori i golit të dytë në minutën e 50′ për skuadrën ku luan që ishte edhe goli i barazimit të përkohshëm të ndeshjes. Më pas Young Boys shënoi edhe 3 gola të tjerë për të siguruar fitoren që do të thotë vendi i tretë. Hyka luajti si titullar në këtë përballje duke qenë për 90 minuta në fushën e lojës.

Armando Sadiku
Armando Sadiku

Ndërkohë Vaduzi ka pësuar një humbje që i’a ndërlikon disi pozitat në renditje dhe tashmë gozhdohen në fund të saj. Skuadra e Sadikut dhe Avdijajt u mposht 2-0 në transfertë me Sionin duke mos arritur të marrin qoftë edhe një pikë për shpresën e mbijetesës. Të dy sulmuesot shqiptarë e nisin ndeshjën qysh nga minuta e parë teksa vetëm Sadiku ishte në fushë deri në përfundim të saj. Avdijaj u zëvëndësua nga trajneri në minutën e 46′.

Goli i Jahmir Hykës

S'KA KOMENTE

Comments are closed.