Hyka, “gol të rëndë” Monakos

2
SHPËRNDAJE
Loading...

Jahmir Hyka
Jahmir Hyka

Jahmir Hyka e mbylli sezonin e shkuar në një formë shumë të mirë, dhe duket se vazhdon ta ruajë sërish të njëjtën formë.

Mesfushori shtatshkurtër ka fituar prej kohësh vendin e titullarit te Luzerna, dhe sot e nisi nga minuta e parë në miqësoren me Monakon.

Veç Hykës në formacion ishte edhe Kryeziu, ndërsa mesfushori kryeqytetas la edhe gjurmë në ndeshjen e sotme, pasi shënoi goli e fitores.

Hyka shënoi në minutën e 51-të të takimit, golin e avantazhit 2-1, rezultat me të cilin do të mbyllej i gjithë takimi.