Zvicër/ Jahmir Hyka e nis me gol (video)

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Të shtunën ka çelur siparin kampionati zviceran i futbollit me ndeshjet e para të luajtura ku ra në sy barazimi dramatik 2-2 i arritur në minutat shtesë nga Luzern ku luan Jahmir Hykës. Ekipi ku militon lojtari kuqezi është ndeshur përballë Sion dhe deri në minutën e 90-të humbiste 0-2.

Në minutën e 66-të trajneri i vendasve hedh në fushën e lojës shtatshkurtërin shqiptar i cili arrin të shënojë në minutën e 90-të. Tre minuta pas golit të të shënuar nga Hyka, Luzern arrin të shënojë golin e dytë dhe të barazimit duke marrë një pikë shumë të vlefshme, duke parë se si u zhvillua ndeshja. Në këtë takim nuk ishte grumbulluar shqiptari tjetër Fidan Aliti.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.