Hyka në Europë, Kukeli bie nga kategoria

0
SHPËRNDAJE

Legjionarët/ Nuk ka patur shpëtim për Zurich as në javën e fundit teksa ekipi ku luan mesfushori Burim Kukeli ka zyrtarizuar ditën e sotme edhe rënien nga Kategoria. Pavarësisht fitores 3-1 në ndeshjen ndaj Vaduz, skuadra e Zurich nuk arriti dot te mbijetonte duke e mbyllur kështu në vendin e fundit të renditjes me 34 pikë.

Burim Kukeli
Burim Kukeli

Një nga golat e ndeshjes, ate të Vaduz e shënoi Albian Avdijaj teksa Armando Sadiku nuk ishte i pranishëm në këtë ndeshje. Ndërkohë Lugano e Frederik Veselit mposhti në shtëpi 3-0 St. Gallen duke siguruar mbijetesën në një sezon tepër të vështirë.

Jahmir Hyka
Jahmir Hyka

Jahmir Hyka ka luajtur për 90 minuta në një ndeshje dramatike e cila i siguroi përfundimisht vendin e tretë në renditjen e përgjithshme ekipit të Luzern. Skuadra e mesfushori shqiptar barazoi 2-2 ndaj Sionit në shtëpi duke mbyllur pozitivisht këtë sezon, por ndërkohë duke i mohuar pjesëmarrjen në Europa League kësaj skuadra e cila deri në minutën e 94 e shihte veten në Europë, por goli i Schneuwly i’a mohoi këtë gjë

S'KA KOMENTE

Comments are closed.