Hyka: Shpresoj gjithnjë për ngjyrat kuqezi

0
SHPËRNDAJE

hyka3
Jahmir Hyka

Jamir Hyka mbetet gjithnjë ai djali i qeshur dhe modest që kërkon të jetë i thjeshtë me të gjithë. Intervistat me të tillë lojtarë apo njerëz janë gjithnjë të këndshme dhe të thjeshta. Minuta90.com e intervistoi këmbëshpejtin shqiptar që aktivizohet në kampionatin zviceran në rradhët e Luzern. Hyka shënoi në fundjavë ndaj Young Boys, por që nuk shërbeu për t’i dhënë pikë skuadrës së tij, por vetëm në planin individual. Por cfarë mendon ish-futbollisti i Tiranës për skuadrën e tij në Zvicër, cilat janë objektivat e tij në skuadër? Derbi i kryeqytetit dhe kombëtarja kuqezi dhe shumë të tjera si këto pyetje, mund të lëxoni gjatë intervistës shoqëruar me përgjigjet e 28 vjecarit shqiptar.

 

  •  Jahmir urime per golin. Nuk shënoni shpesh. Mund të na thoni si është raporti juaj me golin?
  • (Qesh në këto momente) Nuk kam qenë ndonjëherë golashënues, po gjithsesi futbollisti mund të përmirësohet cdo ditë dhe unë vazhdoj punën edhe nga kjo anë për tu përmirësuar.

    Jahmir Hyka
    Jahmir Hyka
  • Si po ecën ekipi juaj këtë sezon?
  • Për momentin ndodhemi në një situatë jo shumë të mirë me klubin, pasi kemi humbur disa ndeshje rradhazi, po gjithsesi është cdo gjë e hapur deri ne fund.
  • Cili është objektivi klubit tuaj?
  • Mbase nëse ecim mirë në ndeshjet në vazhdim kemi mundësi të kapim edhe Europën.

    Jahmir Hyka
    Jahmir Hyka
  • E ardhmja?
  • Për të ardhmen nuk mund të flas, kam edhe 1 vit kontrat po në futboll asnjëherë nuk i dihet.
  • E ndoqët derbin e kryeqytetit?
  • E ndoqa pak , ishte një ndeshje që u vendos me 2 gola shumë të shpejtë, mbase kjo ndikoi edhe pak psikologjikisht te ekipi i Tiranës, i cili nuk arriti të dilte në lojën e vet.

    Ergys Kaçe
    Jahmir Hyka dhe Ergys Kaçe
  • Do të kemi ndonjë shans ta shohim Hykën në ngjyrat kuqezi apo është një temë e mbyllur?
  • Unë për momentin po luaj rregullisht cdo ndeshje dhe jam në gjendje mjaft të mirë fizike. Detyra ime është të jap më të mirën në klub, pastaj nëse dikush interesohet dhe më merr në konsideratë do të ndihem akoma më i vlerësuar. Por nuk është në dorën time, edhe pse dëshira ime normal që është shumë e madhe. Por unë nuk mendoj se gjithcka mund të konsiderohet e mbyllur. Pse mos të besoj akoma? Shpresa nuk humb asnjëherë edhe për në Kombëtare.

©MINUTA90.COM

S'KA KOMENTE

Comments are closed.