Hyn Messi, përmbys Barcelona, por Ronaldo jep “shuplakë” (VIDEO)

0
SHPËRNDAJE

mesiHyn Messi nga stoli dhe Barcelona nuk njeh të ndalur, teksa fikson edhe fitoren e tretë sezonale duke mposhtur 2-1 Atletico Madridin brenda në “Vicente Calderon” të kryeqytetit spanjoll. Megjithëse u luajt një pjese e parë me ritme të kënaqshme, golat nuk u dukën. Pati raste të humbura nga të dyja palët, ndonëse “Pulce” nuk ishte në lojë nga fillimi, pasi nuk mori pjesë në stërvitjen e fundit si rrjedhojë e faktit që u bë sërish. Por në fakt ishte edhe një lloj “kursimi” për argjentinasin, duke parë ndeshjen e mesjavës për Champions ndaj Romës. Mirëpo, kur kishin kaluar vetëm pak minuta nga pjesa e dytë (51′) erdhi zhbllokimi i rezultatit. Fernando Torres konkretizoi me sukses një asist të bukur të Tiagos, duke e dërgoi topin në rrjetë.

mesiul

Gjithsesi, gëzimi i tifozëve vendës zgjati vetëm katër minuta, përderisa goditja e dënimit e ekzekutuar nga Neymar pushoi në rrjetë (55’). Messi u hodh në fushë vetëm pas një ore lojë, duke zëvendësuar Ivan Rakitic. Dhe si me porosi, për të zgjidhur gjërat në favor të Barcelonës, erdhi goli i tij. Lojtari më i mirë në botë shënoi golin e parë sezonal (77’), pas kombinimit meLuis Suarez.

ron

Por, edhe pse me vlerën e tri pikëve, një gol nuk mund të krahasohet me pesëshen e realizuar nga C.Ronaldo në sfidën e fituar 6-0 në fushën e Espanjolit. Gjithsesi, ndryshe nga Reali, tani Barcelona numëron 9 pikë dhe mban kreun e renditjes. Madrilenët pozicionohen të dytët me 7 pikë, kurse Atletico Madridi ka 5 pikë, në vend të pestë.

https://www.youtube.com/watch?v=d3qNDPeT0fc

https://www.youtube.com/watch?v=Rm-cuVtxOQQ

S'KA KOMENTE

Comments are closed.