Hysaj – Bayern Munchen, fillojnë ofertat e para

0
SHPËRNDAJE

Legjionarët/ Duket se Bayern Munchen e ka shumë seriozisht transferimin e Elseid Hysajt në Gjermani. Kampionët e Bundesligës kanë filluar kontaktet e para me drejtuesit e skuadrës së Napolit, teksa tashmë pritet të ketë zhvillime të reja në lidhje me këtë çështje. Bavarezët mendohet se kanë bërë ofertën e parë e cila ka qenë plot 18 mln euro në drejtim të mbrojtësit shkodran, por kanë marrë menjëherë një përgjigje negative.

Elseid Hysaj
Elseid Hysaj

Napoli nuk dëshiron të privohet nga shërbimet e lojtarit shqiptar, për më tepër që tashmë do të ketë edhe financa që vijnë nga kualifikimi në Champions League. Pritet që Bayern Munchen të bëjë një ofertë të re në drejtim të Hysajt dhe së shpejti mund t’a shohim atë në majat e futbollit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.