Hysaj dhe Napoli, tani më afër se kurrë

0
SHPËRNDAJE

1559753_876112922447690_4876966239665037013_n
Elseid Hysaj kundër Milan

Vazhdon telenovela e kalimit të mundshëm të Elseid Hysajt nga Empoli te Napoli. Atëherë kur kalimi mendohej thuajse i kryer, (disa media tonat nxituan ta etiketojnë zyrtare), Napoli u tërhoq për arsye se në mes lindi një problem që kishte të bënte me kontratën e shqiptarit me firmën e imazhit sportiv, e cila binte ndesh me politikat e klubit napoletan.

Mirëpo tashmë edhe këto konflikte po shkojnë drejt zgjidhjes dhe sipas mediave italiane duket se Hysaj dhe Napoli do të gjejnë gjuhën e përbashkët për të zyrtarizuar kalimin e shqiptarit në këtë klub prestigjioz. Pritet që kalimi të konkretizohet këtë fundjavë për €5 milionë plus bonuse që shkojnë në deri €2 milionë të tjera.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.