“Hysaj do t’i shitet ofruesit më të mirë…”

0
SHPËRNDAJE

hysaElseid Hysaj mbetet një nga lojtarët shqiptarë më të kërkuar në këtë merkato verore. Mirëpo Empoli duket se nuk ka marrë ende atë ofertën, që do ta kënaqte: rreth 8 milionë euro. Këtë ka lënë të kuptohet drejtori sportiv i Empolit, Marcelo Carli, duke folur rreth situatës së lojtarit. “Hysaj i intereson prej kohësh klubit të Napolit. Por nuk kemi dëgjuar asnjë drejtues napoletan prej disa kohësh. Për këtë jemi të kënaqur, sepse duam që futbollistët cilësorë të qëndrojnë në Empoli. Ai gjithsesi është një lojtar i jashtëzakonshëm për të cilin po lëvizin shumë skuadra, me synimin për ta pasur në gjirin e vet. Hysaj nuk pëlqehet vetëm në Itali, por ka treg edhe jashtë. Nëse duam mund ta shesim fare lehtë”. Me pak fjalë janë në pritje të ofertës më të kënaqshme.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.