Hysaj: Faleminderit De Biasi që ndryshove Shqipërinë, shqiptar i vërtetë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Elseid Hysaj, nëpërmjet një postimi në Instagram ka falënderuar trajnerin Gianni De Biasi pas vendimit të këtij të fundit për t’u larguar nga drejtimi i Shqipërisë.

“Faleminderit trajneri De Biasi që ndryshove Shqipërinë nga një ekip të vogël në një ekip të madh! Faleminderit edhe për ata emocione të paharrueshme në Francë”, ishin fjalët e futbollistit.

Ato shoqëroheshin me një flamur shqiptar dhe fjalët “i vërtetë”, duke nënkuptuar se sa e ndjente trajneri dashurinë për Shqipërinë.

Mbrojtësi debutoi në radhët e përfaqësueses shqiptare pikërisht nën drejtimin e trajnerit Gianni De Biasi që kur ishte 19-vjeç, duke u kthyer shpejt në një element kyç të prapavijës kuqezi. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.