Hysaj, gati për premierën me Napolin: Jam si në ëndërr

0
SHPËRNDAJE

hysaj-napoliNë Itali erdhi me gomone, në krahët e të atit, si shumë shqiptarë në fund të viteve ’90. Por tani, Elseid Hysaj mund të shijojë famën dhe atë pasuri që kur ishte i vogël vetëm e kishte ëndërruar. Teksa bëhet gati të debutojë me fanellën e Napolit, të dielën në startin e Serisë A. “Pothuajse nuk më duket e vërtetë që jam në një klub të rëndësishëm. Stërvitem me Mertens, Hamshik, Reinan dhe më trajtojnë sikur të isha prej vitesh këtu. Kam përjetuar një verë të jashtëzakonshme: arrita mbijetesën me Empolin, u fejova dhe pastaj kalova te Napoli”, tregon mbrojësi i Kombëtares shqiptare për “Corriere Dello Sport”.
Në këtë pikë, Hysaj nuk ka aspak ndërmend të ndalet: “Jam i ri, sapo kam filluar. I jam mirënjohës Zotit për gjithçka që më ka ofruar, por tani më takon mua. Më duket sikur kam marrë shumë, por shpresoj të fitoj, sepse me një skuadër të tillë është e mundur. Jam këtu edhe për të mësuar, megjithatë do të jetë e lehtë me mësues të tillë. Mbi të gjitha me mister Sarrin, për të cilin di gjithçka. Ai është një mjeshtër, është i madh dhe i jam shumë mirënjohës. Po, sepse falë tij kalova nga normaliteti në diçka të jashtëzakonshme, në një nga klubet më të rëndësishëm të Italisë dhe të Botës, me futbollistë tepër të fortë”.
Më të mirët janë sidomos atje përpara, në sulm: “Ne kemi sulmuesit më të fortë. Që prej një viti kam mbetur i befasuar nga potenca dhe cilësitë e Higuain, Mertens e Callejon. Ky Napoli është vërtet super!”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.