Hysaj kalon vizitat mjekësore, tashmë zyrtarisht tek Napoli

0
SHPËRNDAJE
Loading...

imageLegjionarët/ Pas arritjes së akordin midis Elseid Hysaj dhe ekipit të Napolit, tashmë ka ardhur edhe kalimi i tij zyrtar. Mbrojtësi kuqezi ka kaluar me sukses edhe vizitat mjekësore dhe tashmë mund të quhet një lojtar i Napolit. Për shërbimet e lojtarit shqiptar, klubi napolitan ka derdhur në arkat e Empolit 5 mln euro. Trajneri Sarri duket se e sheh Hysajn si zëvëndësuesin ideal të Maxhios. Mbrojtësi kuqezi do të jetë për 5 vitet e ardhshme pasi ka nënshkruar kontratën me Napolin. Ai i është bashkuar ekipit italian në Nicë atje ku po zhvillon edhe fazën përgatitore.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.