Hysaj “kërcënohet” nga një kroat te Napoli

0
SHPËRNDAJE

hysElseid Hysaj pritet të nisë si titullar sot në sfidën e javës së dytë të Serisë A, që Napoli i tij (ora 20:45) do të luajë në shtëpi përballë Sampdorias.

Mbrojtësi kuqezi, sipas informacioneve që vijnë deri tani, konsiderohet si pjesë e formacionit që do të hidhet në fushë nga trajneri Sarri, teksa skuadra e tij ka detyrën për të marrë revansh ndaj asaj humbjeje të pësuar në javën e parë kundër Sasuolos.

Gjithsesi, nuk përjashtohet të ketë një stafetë të Hysajt me kroatin Striniç, i cili madje mund ta parakalojë shqiptarin në zgjedhjet e trajnerit, të cilit i takon të marrë vendimin final.

Kurse Etrit Berisha e ka të sigurtë aktivizimin në portë për Lacion, në transfertën delikate që bardhekaltërit do të luajnë ndaj Kievos. Marketi vazhdon të jetë i dëmtuar, kështu që gardiani i Kombëtares kuqezi do të jetë zgjedhje praktikisht e detyruar për trajnerin Pioli.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.