Hysaj-Napoli shtyhet rinovimi

0
SHPËRNDAJE

hysaj

Pritej një bisedë miqësore mes palëve dhe në fund një firmë. Por takimi që do të zyrtarizonte rinovimin e Elseid Hysajt me Napolin nuk është zhvilluar sipas planit gjatë ditës së mërkurë dhe për më tepër, nuk jepej asnjë informacion se pse kishte ndodhur një gjë e tillë.

Në mediat italiane filluan të shtoheshin zërat për ofertat nga klube të tjera, por në fund është mësuar se mbledhja në fjalë u shty për një datë të pacaktuar për shkak të një problemi që nuk kishte lidhje as me klubin, e as me futbollistin shqiptar.

Shkak për moszhvillimin e takimit ishte gjendja shëndetësore e menaxherit të tij, Mario Xhufredi, i cili kishte pësuar një kolaps në Romë, të shkaktuar nga lodhja pas një ditë të gjatë të kaluar në zyrat e klubit verdhekuq ku po firmoste lojtari që ai menaxhon, Mario Rui.

Tanimë Xhiufredi është në gjendje të mirë dhe ka konfirmuar se kjo situatë e krijuar nuk do të pengojë firmën mes futbollistit shqiptar dhe Napolit në ditët në vijim.

“Do të rrijë te Napoli me 100%, po flasim për një kontratë të re vetëm sepse duhet përshtatur me vlerën e lojtarit. Po punojmë me qetësi rreth saj. Jam i bindur se rinovimi do të vijë në momentin e duhur. Do të jetë një rinovim që do të bëjë të lumtur si djaloshin, ashtu edhe Napolin”, tha ai

S'KA KOMENTE

Comments are closed.