Hysaj, si “peshku pa ujë” te Napoli: Por nuk dorëzohem

0
SHPËRNDAJE

Elseid Hysaj është vlerësuar si një nga më të dobëtit në ndeshjen që Napoli luajti në Empoli, aty ku mbrojtësi kuqezi u ndesh me ish-skuadrën. Por më shumë sesa faktin që vinte nga një dëmtim, Hysaj ka vuajtur aktivizimin jo në rolin e tij natyral në të majtë të mbrojtjes. Sipas asaj që kanë shkruar mediat italiane, shqiptari ka “qenë si peshku pa ujë në të majtë, duke zhvilluar të paktën një gjysmë ore horror”.
hysaSidoqoftë, vetë Elseidi nuk duket se është i demoralizuar nga vlerësimet e pakëndshme. Më shumë duket se kanë ndikuar emocionet e kthimit në Empoli, qytet ku u rrit dhe u bë i njohur si futbollist: “Ishte një ndjesi e çuditshme të kthehesha në Empoli si kundërshtar. Nën drejtimin e trajnerit Sarri jam rritur shumë, pasi e njoh mirë si trajner. Jemi duke u përmirësuar dalëngadalë në lojë. Ajo që na mungon është egërsia e duhur. Por kam besim se me kalimin e kohës do ta gjejmë dhe do t’u rikthehemi fitoreve. Besoj se gjendemi në rrugën e duhur, thjesht duhet pak durim”. E natyrisht, edhe Hysajt i duhet pak kohë për t’u ambientuar me realitetin e ri.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.