Hysaj: Ndeshje shumë e keqe, gjyqtari nuk na dha shpjegime

0
SHPËRNDAJE
loading...

elseid-hysajMbrojtësi i Shqipërisë, Elseid Hysaj, pas ndeshjes me Izraelin, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetares Vilma Masha, u shpreh se ishte një ndeshje shumë e keqe dhe theksoi se as vetë gjyqtari Aytekin nuk e dinte se çfarë po ndodhte.

“Ndeshje shumë e keqe siç e pamë të gjitha. Unë isha në fushe dhe nuk e kuptova çfarë ndodhi. Te penalltia e parë janë rregullat që nuk jepet më karton i kuq, ndërsa te e dyta nuk kam parë gjë se isha me topin shumë larg.

Gjyqtari Aytekin nuk na dha asnjë shpjegim se as ai nuk e kuptonte çfarë bëri. Të shohim çfarë do thonë tani më mbrapa.

Edhe me 10 lojtarë ne ishim shumë mirë, po bënim aksione të mira dhe mund te barazonim sepse nuk kishte mbaruar ndeshja, por ky është futbolli. Duhet të shohim përpara. Ne jemi profesionistë dhe nuk mendoj se e mban ndonjëri mendjen ende te Europiani. Duhet të punojmë që të kthehemi sa më në formë dhe të japim maksimumin”,-mbylli prononcimin e tij, mbrojtësi i Shqipërisë, Elseid Hysaj. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.