Hysaj / Pasi u bë gazi i botës, mbrojtësi i kombëtares ndërron përsëri look

0
SHPËRNDAJE


Seria A / Pasi fotot e tij u bënë “hit” në rrjetet sociale, Elsied Hysaj ka vendosur t’i japë fund eksperimentit me flokët biond.

Disa ditë më parë mbrojtësi i Kombëtares shqiptare befasoi të gjithë pasi u shfaq me një pamje krejt tjetër duke u bërë objekt i talljeve në rrjetet sociale të cilët e kanë krahasuar me Merilin Monro.

Duket se për t’i shpëtuar thumbimeve në klub, Hysaj ka vendosur që të bëjë transformimin e radhës. Ai ka udhëtuar biond drejt Italisë, siç tregojnë edhe fotoja e bërë në aeroportin e Romës nga Erjon Bogdani.

Por në stërvitjen e sotme te Napoli, Hysaj është shfaqur me flokët me ngjyrë të errët, duke hequr dorë nga eksperimenti i cili me sa duket nuk shkoi mirë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.