Hysaj: “Shirit përgjegjësi e madhe, ndaj Francës për pike”

0
SHPËRNDAJE

Në mungesë të Lorik Canës, i pezulluar për shkak të ndëshkimit me karton të kuq ndaj Zvicrës, shiritin e kapitenit kundër Francës pritet ta mbajë Elseid Hysaj. Mbrojtësi i Napolit, theksoi se është gati ta mbajë këtë përgjegjësi.

Elseid Hysaj
Elseid Hysaj

22-vjecari e ka të qartë se për të shpresuar të kalimi i grupit, Shqipëria duhert të marrë pikë ndaj organizatorëve të turneut.

“Shiriti kapiteni është kënaqësi e madhe. Dihet që do të kem më shumë përgjegjësi, por besoj se do të jap maksimumin, sikurse Loriku. Do të bëjmë të pamundurën që të marrim pikë, sepse po mbarojnë ndeshjet dhe na duhen pikët për t’u kualifikuar. Do të jem i qetë pavarësisht emrit të kundërshtarit. Si kapiten ose jo, do të jap maksimumin në fushë”.

Duke iu kthyer humbjes më Zvicrën në debutim, Hysaj kujtoi se kuqezinjtë treguan karakter dhe ditën të reagonin, ndërsa presioni në një nivel kaq të lartë ekziston gjatë gjithë lojës.

“20 minutat e para ishin shumë të vështira, sepse Zvicra është shumë e fortë. Në fakt të gjitha skuadrat vuajnë në 20 minutat e para dhe më vonë, kjo pak rëndësi ka. Ne treguam se kemi cilësi për t’i kaluar vështirësitë dhe për të ndryshuar rezultatin”.

Pjesëmarrja në “Francë 2016” por edhe me shiritin e kapitenit në krah do të përjetohet me shumë emocione nga e gjithë familja Hysaj. Elseidi zbuloi edhe një episod të vecantë me gjyshin e tij kur sapo kishte nisur të luante futboll.

“Gjyshi im erdhi për të herë të parë të më ndiqte në një ndeshje kur isha fëmijë. Që nga ai moment më tha se nuk i përballonte dot emocionet, kështu që do të më shikonte gjithmonë nga televizori”. /SuperSport/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.