Hysaj u kërkon 100% lojtarëve, Llullaku do 3-pikët

0
SHPËRNDAJE

elseid-hysaj-dhe-azdren-llullaku

Në konferencën e fundit për shtyp të Kombëtares sonë të futbollit foli futbollisti i Napolit, Elseid Hysaj dhe golashënuesi i kampionatit rumun, Azdren Llullaku.

Mbrojtësi i djathtë Hysaj tha se ekipi është mjaft i përqëndruar në ndeshjen me Izraelin, i cili është një ekip shumë i mirë.

“Është një ndeshje shumë e vështirë sepse Izraeli siç e dinë të gjithë nuk është një skuadër e lehtë për t’u përballuar por besoj se jemi duke u përgatitur shumë mirë. Ne jemi profesionista, besoj se të gjithë e kemi përgatitur ndeshjen shumë mirë, jemi duke u përgatitur akoma. Mendimet e trajnerit dhe stafit na kanë ndihmuar të shikojmë cilësitë e skuadrës, cilësitë e çdo lojtari të Izraelit. Objektivi ynë është të kalojmë në Rusi siç kemi pasur objektivin e Francës”, u shpreh Hysaj.

Ndërkohë futbollisti që po kalon një formë të shkëlqyer me Gaz Metan, Llullaku, midis të tjerash theksoi se është i gatshëm të luaj në disa pozicione.

“Jam i përgatitur fizikisht 100%, jam në formë të mirë. Tani kush do të futet në fushë është punë e trajnerit. Unë jam në dispozicion të trajnerit dhe shpresoj që të luaj. Normal që kam ardhur për të luajtur dhe për të ndihmuar Kombëtaren. Është një moment shumë i mirë për mua. Kur futem në fushë nuk mendoj për gol, mendoj vetëm të ndihmoj sa më shumë ekipin, në këtë rast Kombëtaren por nëse vjen është një gjë shumë e mirë dhe shpresoj se do vijë dhe të shtunën. Roli im i preferuar? Mund të luaj si sulmues i dytë apo krahu i majtë, i djathtë nuk është problem”tha Azdren Llullaku në konferencën për shtyp.

Sipas informacioneve të fundit që vijnë nga kampi kuqezi, Hysaj pritet ta nisë nga minuta e parë, ndërsa Llullaku me shumë mundësi do të jetë në stol.

Ndeshja Shqipëri-Izrael luhet ditën e shtunë në orën 20:45 dhe transmetohet në SuperSport dhe TVSH. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.