Hysaj “vret” Pogban

0
SHPËRNDAJE

Elseid Hysaj ka qenë në fushë për 90 minuta kundër Juventusit dhe mund të thuhet me plot gojën se kjo është paraqitja e tij më e mirë deri tani që nga momenti që ka veshur fanellën e Napolit. Hysaj nuk ka pasur detyrë të lehtë pasi përveç Patrice Evra që sulmonte nga krahu i tij, kishte përballë edhe një nga lojtarët më të mirë të panoramës botërore, Paul Pogba.

elseid-hysaj-napoli-sportpress.al_ Hysaj e kaloi bindshëm testin duke fituar një pjesë të mirë të dueleve me mesfushorin francez dhe duke marrë iniciativa të shumta në sulm nga krahu i djathtë duke rezultuar një nga lojtarët më të mirë në fushë. Këto paraqitje të Hysajt janë shumë të rëndësishme edhe për Kombëtaren kur mbeten rreth 2 javë nga sfidat eliminatore të Euro 2016. Mbrojtësi i djathtë është një titullar i padiskutueshëm në 11-shen e De Biazit dhe mungesa e tij u ndje gjatë dy ndeshjeve të kaluara.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.