I amplifikuari!

0
SHPËRNDAJE

Milot Rashica duke festuar një gol
Milot Rashica duke festuar një gol

Milot Rashica, padyshim është një nga lojtarët më të talentuar të rinj në gjirin e kombëtares sonë Shpresa, tashmë i afruar edhe nga ana e trajnerit Gianni De Biasi. Të gjithë jemi krenarë kur shikojmë një “gonxhe” të re, duke celur në “bahcen” e futbollit tonë. Por padyshim, amplifikimet (zmadhimet) mediatike apo të opinionit të gjerë sportiv nuk i shërbejnë aspak këtij lojtari.

Krahasimet me Kajehon (Callejon) apo fakti i të bërit yll ende pa ardhur nata, ndikojnë negativisht në mentalitetin e këtij lojtari që për moshën që ka, pavarësisht talentit, duhet të qëndrojë gjithnjë më këmbë në tokë. Një shenjë euforie nga ana e tij, mbase spontane, u vu re ndaj Greqisë, teksa De Biasi në tribunë “rrezatonte negativisht” tek Rashica.

rashicaMbase është një eufori e maskuar, e padëshiruar, por që ndodh, pasi në pamje të parë lojtari i Vitesse në kampionatin hollandez duket i qetë, i kulturuar, e thënë shqip: pa tangërllëk. Padyshim, nuk kërkojmë apo dëshirojmë të sulmojmë në asnjë moment një lojtar të tillë, por ndonjëherë realiteti (në këndvështrimin tonë) duhet paraprirë për të ndaluar një amplifikim mediatik.

Gianni De Biasi
Gianni De Biasi

Të mos harrojë Rashica dhe të gjithë, se mediat sot të ngrenë në qiell dhe nesër mjafton një paraqitje e dobët për të këputur fillin, dhe të rrëzojnë në tokë pikiatë si një avion pa motor. Rasti i Mavrajt është shembulli më i freskët.

Me këtë fryerje që po i bëhet Rashicës, ai po vendoset padashur nën presion më shumë nga c’duhet. Imagjinoni nëse nuk shkon mirë ndaj Luksemburgut (shpresojmë të kundërtën). Imagjinoni edhe nëse shkëlqen, sërish do të jetë i përkëdheluri i mediave, ku ky llastim s’do t’i shërbejë aspak në vazhdimësi.

Manaj-RashicaNdaj, padashur të marrim rolin e “profesorit”, mendojmë se ky lojtar duhet të lihet i qetë në punën e tij, pasi është një djalë i ri që duhet të djerësisë shumë për të mbajtur të veshur fanellën e Kombëtares, ndryshe të gjithë e mbani mend Manajn vetëm pak kohë më parë?! Por që ka bërë prapaktheu në përfaqësuesen Shpresa…

S'KA KOMENTE

Comments are closed.