I braktisuri!

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Erick Flores gjatë një ndeshje me Kukësin
Erick Flores gjatë një ndeshje me Kukësin

Erik Flores, braziliani i Kukësit, duket se po braktiset nga drejtuesit e klubit verilindor, pasi në një deklaratë të dhënë sot në Panorama Sport, ai ka treguar që nuk është paguar prej dy muajsh, dhe paratë i duhen për të bërë terapi në mënyrë që të kthehet sa më shpejt në fushat e blerta.

Lojtari këputi ligamentin para disa muajsh, në ndeshjen me Partizanin në stadiumin “Zeqir Ymeri”, në një periudhë që ai po kalonte një formë shumë të mirë.

Dëmtimi i tij e lë atë jashtë fushave të blerta për shumë kohë, dhe te Kukësi tani mendojnë ta largojnë, në një moment që ia ka nevojë për përkrahje, të cilin ai e meriton, pasi është dëmtuar pikërisht në fushën e blertë duke djersitur për fanellën e Kukësit.

Një sjellje e tillë nuk prek vetëm Floresin, por edhe lojtarët e tjerë, që nesër mund të jenë në pozitat e tij, dhe ndoshta një reagim në kohë i Kukësit, mund ta ndryshojë këtë situatë.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.