Casillas lamtumirë Realit pas 16 vjetësh, gati akordi me Porton

0
SHPËRNDAJE
Loading...

cassPas 16 vjetësh, Iker Casillas s’do të mbrojë më portën e Real Madridit. Sipas asaj që raportojnë mediat iberike, portieri dhe njekohesisht kapiteni i “Los blancos” do të largohet prej ekipit madrilen, me të cilin ka fituar shumë trofe, mes të cilave edhe 2 Liga Kampionësh. Ndërkohë që sipas televizionit spanjoll RTVE, gardiani 33-vjeçar ka arritur një marrëveshje paraprake me Porton dhe zyrtarizimi i kalimit të tij te gjigantët e Portugalisë do të vijë për punë ditësh. Emri i Kasijas u përmend edhe për Romën, por mesa duket nuk do të jetë Seria A e ardhmja e kapitenit të Kombëtares së Spanjës.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.