I papërmbajtshmi Avdijaj shënon përsëri (video)

0
SHPËRNDAJE

Donis Avdijaj i Sturm Graz nuk di të ndalet me golat e tij. Kësaj radhe viktima ishte ekipi slloven i NK Celje ku luan Valon Ahmedi, ky i fundit i grumbulluar me ekipin tonë U-21 që barazoi 1-1 me Izraelin në “Qemal Stafa” para pak ditëve.

Ndonëse sllovenët e mbyllën pjesën në avantazh 2-1, Sturm shpërtheu në të dytën duke e çuar rezultatin në 6-2. Goli i parë i Sturm shënuar në pjesën e parë mban firmën e shqiptarit që realizoi pas një goditje të fortë nga larg por që nuk u kontrollua si duhet nga portieri i ekipit mik.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.