I riu Ador Gjuci firmos në serie A te Torino

0
SHPËRNDAJE

Futbollit italian po i shtohen dita ditës të rinjtë shqiptarë. Kësaj radhe është Ador Gjuci, sulmues i datëlindjes ’98 që kalon nga klubi Reggina e Lega Pro te Torino e serie A. Pritet që sulmuesi shqiptar të kalojë fillimisht te ekipi i të rinjve (primavera) por nuk përjashtohet mundësia edhe e kalimit në ekipin e parë, gjithnjë duke parë edhe zhvillimin e tij si lojtar. Vitin e kaluar te Reggina, Gjuci ka rregjistruar 10 ndeshje dhe 1 gol në Lega Pro ndërsa me Torinon do të aktivizohet menjëherë në Ligën e të rinjve si dhe në Superkupën e Italisë po për këtë moshë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.