I riu shqiptar i Panathinaikos firmos në Suedi

0
SHPËRNDAJE
Loading...

478736_10150616047744149_1450167779_o
Ymeraj i dyti ulur (me numër 10) pranë Endri Çekiçit

Legjionarët/ I riu 20 vjeçar Maldin Ymeraj është larguar nga Greqia për të kaluar në divizionin e parë të Suedisë ku do të luajë për Akropolis IF, ekip që për momentin gjendet në vendin e dytë në kampionat pas 16 javëve të para duke qenë pretendent për të kaluar në Superettan (kategoria e dytë).

Ymeraj ka qenë pjesë e akademisë së Panathinaikos dhe vitin e kaluar u huazua nga gjigantët grekë në kategorinë e dytë te Fostiras ku zhvilloi 10 ndeshje gjithsej. Mesfushori shqiptar ka luajtur rregullisht edhe për ekipet tona Kombëtare U-17 dhe U-19.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.