“I tmerrshmi” Cetkovic, tani vetëm 5 minuta!

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Erdhi plotë bujë në rradhët e Partizanit në merkaton dimërore, por duket se Cetkovic nuk është ende sipas parashikime dhe pritshmërive jo vetëm të ambjentit të kuq, por edhe opinionit të gjërë sportiv. Cetkovic nuk preferohet nga trajneri Starova nga fillimi, madje ndaj Kukësit edhe pse loja sulmuese e Partizanit kishte nevojë për shtysë, trajneri i të kuqve nuk i besoi me shumë se 5 minuta. Futbollisti nga Mali i Zi është aktivizuar 90 minuta vetëm në humbjen e Gjirokastrës 2-0. Më pas 46 minuta ndaj Vllaznisë dhe 23 minuta në derbi. Por tashmë në Kukës trajneri Starova e bëri të qartë mendimin e tij me vetëm 5 minuta aktivizim për Marko Cetkovic.

Duke parë edhe aktivizmin e pakët të Boniface, merkato dimërore e të kuqve mund të konsiderohet dështim deri tani. Por këtu vecojmë Xhevahir Sukajn dhe presim aktivizimin e tij. Ndërkohë që mbrojtësi Kristi Marku, ende nuk ka zbritur në fushën e lojës.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.